Meta: Shqiptarët kanë nevojë për një dialog të vërtetë

Nga A2 CNN
30 Janar 2020, 20:17 | Politikë
Meta: Shqiptarët kanë nevojë për një dialog të

Presidenti Ilir Meta, nëpërmjet Facebook-ut, i ka përcjellë një mesazh politikës shqiptare, duke u shprehur se “shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për një dialog të vërtetë, të hapur, pa përjashtime dhe manipulime”.

“Shqiptarët kanë nevojë më shumë se kurrë për një dialog të vërtetë, të hapur, pa përjashtime dhe manipulime, me gjithsecilin prej tyre. Ata duan që zëri i tyre të dëgjohet, të kenë lirinë e zgjedhjes, të fjalës, të jenë aktivë dhe faktorët më kryesorë në ruajtjen e Kushtetutës, demokracisë, në vendimarrjen dhe destinacionin europian të vendit. Shqiptarët meritojnë standarde më të mira jetese dhe një ekonomi më të konsoliduar, më përfshirësë dhe më shpresëdhënëse. Shqiptarët duhen dëgjuar dhe jo përjashtuar”, shkruan Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos