Meta sulmon Bashën: Është detyra e tij të rivendosë legjitimitetin

Nga A2 CNN
14 Janar 2022, 13:29 | Politikë
Meta sulmon Bashën: Është detyra e tij të rivendosë

Ilir Meta tha se Lulzim Basha e kishte për detyrë të rivendoste legjitimitetin e tij, duke u votëbesuar në kuvendin e Partisë Demokratike, pasi humbi mbështetjen e Sali Berishës dhe deputetëve të tjerë të PD-së.

“Basha është zgjedhur se ka pasur përkrahjen e Sali Berishës, Flamur Nokës, Albana Vokshit, etj. Tani papritur, për çdo arsye, këta njerëz jo vetëm ia heqin këtë përkrahje dhe e vënë në pikëpyetje legjitimitetin e tij. Është detyra e tij të rivendosë legjitimitetin e tij”, tha Meta. “A tha se nuk duhet të ketë kuvend se nuk dua të përçajë partinë? Kur u mblodhën firmat, shpalli edhe ky datë. Nëse do të shpëtosh partinë tënde dhe të tregosh që je ndryshe nga të gjithë, edhe nga Berisha edhe nga Meta, kjo është zgjidhja, e ardhmja? Me këmishëzinjtë? Nuk është kjo...”.

I pyetur nëse mbështet Berishën apo Bashën, Meta u përgjigj: “Ju e dini që kam një dobësi për Doktorin, por me parullën “revolucionin e udhëheqim dhe na udhëheq”... Kur bën një organizim të tillë duhet ta organizosh nga fillimi deri në fund në mënyrën më paqësore. Ti e di shumë mirë që çdo gjë bëhet për të bërë një fotografi dhune dhe të spekulohet kudo, jo në interes të demokracisë, por të eliminimit të pluralizmit politik në Shqipëri”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos