Meta takon ministrin e jashtëm turk, “potencial i jashtëzakonshëm, bizneset janë të mirëpritura”

Nga A2 CNN
12 Shkurt 2020, 18:06 | Politikë
Meta takon ministrin e jashtëm turk, “potencial i

Presidenti shqiptar Ilir Meta ka pritur sot në Tiranë ministrin e jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu. Presidenca e ka cilësuar si të “ngrohtë” takimin, ku presidenti ka falënderuar ekzekutivin turk për përkrahjen gjatë tërmetit të 26 nëntorit, por e duke ngushëlluar atë për pasojat  e tërmetit që ka goditur edhe Turqinë.

Kreu i shtetit duke vlerësuar bashkëpunim midis dy vendeve, i bëri ftesë bizneseve turke të shtojnë investimet e tyre, duke i cilësuar si “të mirëpritura”.  

“Shqipëria dhe Turqia kanë ende një potencial të jashtëzakonshëm për të forcuar më tej marrëdhëniet në të gjitha fushat, veçanërisht ekonomike-tregtare. Investimet turke janë të mirëpritura!”,  u shpreh Presidenti Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos