“Shqipëria marshon drejt Kryeministrisë”, qytetarë nga i gjithë vendi në ditën e katërt të protestës mblidhen në Tiranë

Nga A2 CNN
12 Mars 2022, 08:55 | Aktualitet
“Shqipëria marshon drejt Kryeministrisë”, qytetarë

Shqipëria marshon drejt Kryeministrisë. Me këtë thirrje qytetarët shqiptarë kanë nisur në orën 11:00 marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit” para godinës së kryeministrisë për të kundërshtuar rritjen e çmimeve të naftës dhe produkteve të tjera.

https://a2news.com/2022/03/12/aktoret-ne-proteste-jemi-ketu-per-ata-qe-punojne-me-dinjitet-dhe-jetojne-ne-mizerje/

Në ditën e katërt të protestës marrin pjesë qytetarë nga e gjithë Shqipëria, të cilët për 3 ditë me radhe që nga e mërkura e 9 marsit, kur çmimi i naftës kapërcepu 260 lekë  kanë protestuar në çdo qytet të vendit duke penguar qarkullimin dhe duke bllokuar akset rrugore.

https://a2news.com/2022/03/12/protesta-kunder-rritjes-se-cmimeve-procedohet-penalisht-edhe-deputeti-spaho-per-pengimin-e-qarkullimit/

Rritja e çmimit të karburantit dhe ajo e produkteve ushqimore ka nxitur reagimin qytetar të cilët janë mbledhur çdo ditë përpara kryeministrisë, mes tensioneve dhe kundërshtive. Gjatë tubimeve, protestuesit kanë marshuar në rrugët e kryeqytetit duke bllokuar qarkullimin e makinave Ka pasur mbi 100 të shoqëruar dhe arrestuar nga policia.

https://a2news.com/2022/03/12/rama-replikon-ne-facebook-vazhdoni-protesten-se-une-kam-detyre-te-mbroj-popullin-nga-pasojat-e-luftes/

Një numër i madh forcash policie janë planifikuar të jenë sot në terren për të ruajtur rendin dhe qetësinë. Policia iu ka bërë thirrje protestuesve të mos bllokojnë rrugët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos