All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Nga sot ngrijnë fitimet e tregtarëve të karburanteve”, Rama mbledh qeverinë për paketën e masave

Nga A2 CNN
12 Mars 2022, 10:31 | Aktualitet
“Nga sot ngrijnë fitimet e tregtarëve të
All - Paragraf - 1

Ashtu siç paralajmëroi dy ditë më parë se brenda javës do të jetë gati plani i masave për të përballuar krizën e çmimeve, kryeministri Rama ka mbledhur qeverinë dhe thotë se paketa e masave po merr formë.

“Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjetike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare”, shkruan Rama.

All - Paragraf - 3

Më herët kryeministri Rama njoftoi se nga sot ka nisur aktiviteti i Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, i cili do të kontrollojë çmimet e naftës, si edhe do të ngrijë fitimet e tregtuesve.

“Mirëmëngjes dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve dhe marzhi i fitimit do të ngrijë, sepse kjo nuk është kohë për të nxjerrë fitime, po për të rezistuar të gjithë së bashku, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama.

Çmimet e naftës arritën një javë më parë në rekordin e mbi 260 lekëve, duke u shtrenjtuar me gati 70 lekë për një javë, ndërsa në bursa u rritën nga 90 dollarë në 130 dollarë. Rritja e fortë e çmimeve tek ne ka nxitur protesta të shumta të qytetarëve. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos