Metani takon përfaqësuesen e OPDAT: Në fokus interesi publik

Nga A2 CNN
13 Janar 2021, 17:38 | Aktualitet
Metani takon përfaqësuesen e OPDAT: Në fokus interesi publik

Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani ka takuar sot këshilltaren ligjore rezidente të programit OPDAT pranë ambasadës së SHBA-së në Shqipëri, Michelle Lakomy, të cilën e njohu me punën e zyrës së ILD-së.

Verifikimi i ankesave, hetimi i shkeljeve disiplinore dhe fillimi i procedimit disiplinor ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të të gjitha niveleve, si edhe vizioni i këtij procesi, si një ekuilibër mes parimeve të interesit publik për administrimin e drejtësisë dhe pavarësisë së magjistratëve, ishin në fokus të bisedës mes tyre, thuhet në njoftimin e zyrës së ILD.

Këshilltarja ligjore e OPDAT, znj. Lakomy shprehu gatishmërinë për të asistuar zyrën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë në forcim kapacitetesh dhe ekspertizë profesionale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos