




Aktori Michael Douglas ka bërë një ndryshim drastik në pamjen e tij. Ai ka vendosur që të largojë thinjat, duke i lyer flokët ngjyrë gështenjë, detaj ky që nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat në rrjet.
Shumë prej tyre, kanë ngritur pyetje lidhur me arsyet që e kanë bërë aktorin të kalojë në reflekset e së kuqes, ndërsa të tjerë, mendojnë se ndoshta ka të bëjë me festën e Halloween.
78-vjeçari ka publikuar nga Parisi, një video të shkurtër në rrjetin social Instagram, ku i uron ndjekësve të tij, një ditë të mbarë.
Ylli i “Basic Instinct” mban mbi kokë një kapele bejsbolli, ndërsa qëndron në një ballkon me pamje nga “Qyteti i Dritave”.
Zakonisht ndryshime të tilla nga aktorët bëhen për t’ju përshtatur roleve të reja. Për momentin, Michael është përfolur se do të luajë Benjamin Franklin në një serial të ardhshëm nga Apple TV+. (A2 Televizion)