Rihanna nxjerr këngën e re pas 6 vitesh

Nga A2 CNN
28 Tetor 2022, 21:11 | Showbiz
Rihanna nxjerr këngën e re pas 6 vitesh

Këngëtarja e njohur Rihanna ka prezantuar këngën e re pas 6 vitesh e cila do të jetë kolona zanore e filmit Black Panther që pritet të dalë së shpejti në kinematë e mbarë botës.

“Lift me up” u prezantua për publikun të premten, dhe këngëtarja e kishte njoftuar atë më herët në rrjetet sociale.

Regjisori Ryan Coogler u shpreh se përfshirja e Rihannas në Marvel's Black Panther: Ëakanda Forever vjen për të nderuar aktorin Chadwick Boseman, i cili ndërroi jetë dy vite më parë nga një sëmundje e rëndë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos