Mikrokreditë, rritet kërkesa pas pandemisë, 250 milionë euro kredi të dhëna

Nga A2 CNN
16 Maj 2022, 18:53 | Ekonomi
Mikrokreditë, rritet kërkesa pas pandemisë, 250 milionë euro

Shqiptarët po kërkojnë kredi edhe për të paguar faturat energjetike. Vetëm vitin e kaluar janë dhënë 261 mijë kredi për individë dhe biznese të vogla të cilëve bankat nuk ju japin kredi. Të dhënat e publikuara nga Shoqata e Mikrofinacave, tregojnë se një interes në rritje për mbështetje financiare vjen edhe nga fermerët të cilët përbëjnë 1/3 e kredisë së re.

 “Ndikimi në ekonomi ka qene i menjëhershëm, i materializuar në numra, kemi dhëne vitin e kaluar rreth 261 mijë kredi, që impaktojnë një pjesë të madhe të popullatës që nuk ka akses në tregun bankar”, thotë për A2 CNN ekspertja për ekonominë Brunilda Isai.  

Kërkesa në rritje nga qytetarët për kredi në vlera të vogla vjen kryesisht për konsum si pasojë e krizës që la pas pandemia dhe krizës aktuale.

Vitin e shkuar mikrofinancat dhanë 250 milionë euro kredi të reja. Megjithatë ky sektor vazhdon të ofrojë norma të larta interesi veçanërisht për individët të cilët arrijnë mesatarisht deri në 148%.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos