Milan fiton me përmbysje dhe barazon Napolin në renditjen e Serisë A

Nga A2 CNN
15 Korrik 2020, 21:44 | Futboll
Milan fiton me përmbysje dhe barazon Napolin në renditjen e

Milani fitoi me përmbysje në “San Siro” ndaj Parmës në javën e 33-të të Serisë A.

Parma shënoi e para, në fund të pjesës së parë, me anë të Kurtic, por në pjesën e dytë kuqezinjtë shënuan 3 herë me Kessie, Romagnoli dhe Calhanoglu.

Me këtë fitore, Milani barazon Napolin në vendin e 6 të Serisë A, me 53 pikë, pas barazimit 1-1 të ekipit të Gattusos ndaj Bologna.

Manolas shënoi për Napolin që në minutën e shtatë, por Barrow barazoi në minutën e 80. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos