Milan fiton pikën e parë në Champions, por shpresa e kualifikimit venitet

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 20:50 | Futboll
Milan fiton pikën e parë në Champions, por shpresa e kualifikimit

Milan arrin të fitojë pikën e parë në Champions League, duke barazuar 1-1 në San Siro ndaj Portos.

Në pjesën e parë, ekipi portugez dominoi ndaj kuqezinjve, ndërkohë që golin e gjeti shumë shpejt, që në minutën e gjashtë, me anë të Luis Diaz. Milani u mbajt në lojë nga Tatarusanu në fund të pjesës së parë dhe reagoi në të dytën.

Në minutën e 61-të, një krosim i Kalulu u devijua në portë nga Mbemba.

Ndërkohë, për pozicion jashtë loje iu anulua edhe një gol Ibrahimovicit.

Ky rezultat e mban në lojë teorikisht Milanin, por shpresat për kualifikim në 1/8 tashmë janë shumë të zbehta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos