
Milani i Gennaro Gattuso nuk po sheh dritë në fund të tunelit të përfaqësuar nga kriza e rezultateve në kampionat.
Pas humbjes me Fiorentinën në shtëpi, kësaj radhë i duhet të barazojë pa gola kundër modestëve të Frosinones, duke rrezikuar disa herë kapitullimin, që mungoi falë një super Donnarumma.
Për Milanin vetëm një shtyllë nga Castillejo në pjesën e parë, më pas asgjë, me një Higuain edhe njëherë zhgënjyes.
Kuqezinjtë rrezikojnë seriozisht praninë e tyre në Champions vitin e ardhshëm, si dhe të ardhmen në stol të Gennaro Gattusos. (A2 Televizion)