Këtë të premte, më datë 1 prill, do të hidhet në Doha shorti i grupeve të Botërorit 2022, në Katar. 32 skuadrat pjesëmarrëse në fazën finale do të jenë të pozicionuara në 4 vazo, me nga 8 ekipe secila. Ndarja është realizuar bazuar në renditjen e FIFA-s.
Vazo e parë, aty ku ndodhen kokat e serive, përpos Katarit si vend organizator, janë skuadrat më të mëdha nga Europa dhe Amerika Jugore. Mes tyre, Belgjika, Franca, Anglia, Spanja e Portugalia, por edhe Brazili dhe Argjentina.
Të rëndësishëm edhe disa prej emrave në vazon e dytë, ku mes skuadrave më të frikshme janë Holanda, Gjermania, por edhe Zvicra, Kroacia dhe Uruguai.
Vazo e tretë është një përzierje e skuadrave europiane, afrikane dhe aziatike, teksa në vazon e katërt mbeten tri vendet e fundit për t’u plotësuar, ku në garë janë tetë ekipe. Ceremonia zyrtare e hedhjes së shortit të grupeve në Botërorin “Katar 2022” do të nisë prej orës 18:00, me orën shqiptare.
Vazo 1: Katar, Belgjikë, Brazil, Francë, Argjentinë, Angli, Spanjë dhe Portugali
Vazo 2: Danimarkë, Holandë, Gjermani, Meksikë, Shtetet e Bashkuara, Zvicër, Kroaci dhe Uruguai
Vazo 3: Senegal, Iran, Japoni, Marok, Serbi, Poloni, Koreja e Jugut, Tunizi.
Vazo 4: Kamerun, Kanada, Arabia Saudite, Ganë, Ekuador (Skoci/Ukrainë-Uells, Kosta Rika-Zelanda e Re, Peru-Australi/Emiratet e Bashkuara Arabe). (A2 Televizion)
