Serie A drejton sytë nga Broja, Milan dhe Napoli e kërkojnë për të siguruar të ardhmen

Nga A2 CNN
30 Mars 2022, 15:26 | Futboll
Serie A drejton sytë nga Broja, Milan dhe Napoli e kërkojnë

Pas Milanit, një tjetër ekip i Serie A i shtohet radhës së atyre që duan Armando Brojën në sezonin e ardhshëm.

Shqiptari 21-vjeçar ishte i destinuar të kthehet te Chelsea pas eksperiencës së tij pozitive me Southampton, por problematikat jashtë fushës të ekipit londinez dhe mungesa e fondeve të miliarderit rus Roman Abramovic, e ka shndërruar sulmuesin në një objekt të pëlqyer në gjithë Europën.

Listës i shtohet emri i Napolit, në rast se italianët do të shesin bomberin e tyre, Victor Osimhen. Nigeriani vlerësohet 80 milionë euro, por ka ekipe të mëdha që po e ndjekin. Në rast shitje, Napoli mund të trokasë në zyrat e Chelsea për shqiptarin, siç tregon edhe një nga ekspertët më të njohur në Itali, Alfredo Pedullà.

https://a2news.com/2022/03/24/nga-spanja-te-karriera-e-tij-broja-zbulon-dy-deshirat/

Broja ka shënuar deri më tani 9 gola  me Southampton, duke treguar në Premier League, por edhe me fanellën kuqezi një potencial të jashtëzakonshëm për moshën e tij.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos