Milani ka gjetur një akord paraprak me sulmuesin e Portos, Mehdi Taremi, dhe tashmë ka dhe një ofertë zyrtare për klubin portugez.
Kuqezinjtë kanë gati 13 milionë euro, por portugezët i konsiderojnë të pamjaftueshme dhe kërkojnë 20 deri në 25 milionë euro, pavarësisht se kontrata e futbollistit iranian përfundon pas afro 10 muajsh.
Mehdi Taremi spikati sezonin e kaluar me Porton, pasi në 51 ndeshje zyrtare realizoi 31 gola.
Përveç tij, prej ditësh drejtuesit kuqezi po negociojnë dhe për sulmuesin e Villareal, Samuel Chukwueze, për të cilin “Nëndetësja e verdhë” kërkon të paktën 30 milionë euro. Kërkesa konsiderohet e lartë nga kuqezinjtë dhe për këtë arsye Milani mund të përshpejtojë negociatat me Porton për të mbyllur sa më shpejt marrëveshjen me Mehdi Taremin. (A2 Televizion)
