
Borussia Dortmund ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në Bundesliga, e cila i ka dhënë përkohësisht renditjen në vendin e parë, pas 8 takimesh të luajtura.
Verdhezinjtë fituan me rezultatin e pastër 3-1 në një ndeshje që foli totalisht për ta.
Në këtë ndeshje për vendasit u rikthyer dhe Erling Halaand pas dëmtimit dhe me një dygolësh tregoi se nuk e kishte harruar atë që di të bëjë më mirë për Dortmund.
Në ndeshjet e tjera të Bundesligës, Frankfurti u mund në shtëpi nga Hertha 1-2, Greuther Fuer humbi ndaj Bochum 0-1. Leipzig barazoi 1-1 në transfertën ndaj Freiburg ndërsa Union Berlin fitoi 2-0 ndaj Wolfsburg. (A2 Televizion)