Milani nuk di të shënojë as me Ibrahimovic në sulm

Nga A2 CNN
6 Janar 2020, 17:05 | Futboll

Milani ka bërë një tjetër hap të gabuar në Serie A, duke u ndalur në një barazim pa gola në “San Siro” nga Sampdoria.

Në një stadium me mbi 60 mijë spektatorë, Pioli vendosi të hidhte në fushën e lojës Piatek dhe jo Ibrahimovic. Megjithatë, sërish në 45 minutat e para nuk pati asnjë gol.

Me të nisur pjesa e dytë, Pioli vendosi të ndryshojë, duke hedhur në fushën e lojës Ibrahimovic dhe Leao-n. Loja e kuqezinjve ndryshoi, por rezultati mbeti i njëjtë edhe pse rastet ishin të shumta për kuqezinjtë ndaj Sampdoria-s, e cila u mbrojt mirë.

Me këtë barazim, Milani shkon në kuotën e 22 pikëve, në vendin e 12. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos