
Ndaj modestëve të Shamrock Rovers, Milani nuk ka mundur të shënojë më shumë se dy gola në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e Europa League edhe pse arriti të marrë atë që është më e rëndësishmja, kualifikimin për turin e ardhshëm.
Kuqezinjtë triumfuan 0-2 në Irlandë, me nga një gol në secilën pjesë. Ibrahimovic realizoi në pjesën e parë, ndërsa turku Calhanoglu e vulosi rezultatin në minutën e 67-të me një gol të bukur nga jashtë zonës.
Tashmë skuadra e drejtuar nga Pioli do të luajë më 24 shtator ndaj norvegjezëve të Bodo/Glimt. (A2 Televizion)