
Milani mori një goditje të rëndë pas mbylljes së sezonit pas shkarkimit të Paolo Maldinit, legjendës së kuqezinjve, ndërsa tashmë është gati të humbasë edhe motorin e mesfushës në dy sezonet e fundit.
Mediat italiane raportojnë se Sandro Tonali ka pranuar të transferohet te Newcastle dhe tashmë pritet të gjendet edhe marrëveshja mes klubeve. Anglezët e kanë rritur ofertën e tyre te Milani vetëm brenda një dite nga 50 milionë euro në 70 milionë plus 5 milionë bonuse. Në anën tjetër, Milani kërkon 80 milionë për italianin.
Ndërkohë, Sandro Tonali është aktualisht i grumbulluar me Shpresat e Italisë, të cilat do të nisin të enjten aventurën e tyre në Kampionatin Europian të futbollit. (A2 Televizion)