Toni Kroos vendos të ardhmen

Nga A2 CNN
21 Qershor 2023, 14:03 | Futboll
Toni Kroos vendos të ardhmen

Toni Kroos do të vijojë të luajë për Real Madrid, deri në vitin 2024.

Mesditën e së mërkurës, klubi madrilen zyrtarizoi rinovimin e kontratës me mesfushorin gjerman, të cilin e sheh si një element kryesor për rritjen e mesfushorëve të tjerë si Tchouaméni, Camavinga, Valverde dhe Bellingham.

Kroos iu bashkua Realit në vitin 2014 dhe ka luajtur 417 ndeshje me madrilenët. Në 9 sezonet e tij me skuadrën spanjolle, gjermani ka fituar 20 tituj: 4 Champions League, 5 Botërorë Klubesh, 4 Superkupa Evrope, 3 tituj kampion Spanje, 1 Kupë Mbreti dhe 3 Superkupa Spanje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos