
Ekipet shqiptarë kanë mësuar skuadrat me të cilat do të përballen në raundin e dytë të Conference League, në rast se kalojnë me sukses raundin e parë.
Tirana gjen kundërshtarin më të vështirë, pasi në rast kualifikimi ndaj gjeorgjianëve të Dinamo Batumi, do të përballet me turqit e Besiktas.
Ndërkohë, Egnatia do të ndeshet me Arisin e Selanikut (Greqi) nëse mposht Araratin e Armenisë.
Sa i përket Vllaznisë, shkodranët do të përballen në raundin e dytë me Pogonin e Polonisë, nëse kalojnë në raundin e parë irlandezo-veriorët e Linfield. (A2 Televizion)