
Milani i këtij sezoni ka treguar edhe njëherë se shndërrohet në një skuadër tjetër teksa luan kundër rivalëve për titull në Serie A.
Skuadra e Piolit ka triumfuar 0-1 në transfertë ndaj Napolit këtë të diel, duke marrë kreun e kampionatit.
Në një ndeshje thuajse të barabartë, rezultati u vendos nga një gol i shënuar nga francezi Giroud në pjesën e dytë.
Me këtë fitore, kuqezinjtë ngjiten në kuotën e 60 pikëve, dy më shumë se Interi dhe 3 më shumë se Napoli. (A2 Televizion)