Milanit i rrëshqet fitorja në fund, Roma bën mirë në Portugali

Nga A2 CNN
18 Shkurt 2021, 20:54 | Futboll
Milanit i rrëshqet fitorja në fund, Roma bën mirë në

Milanit i ka shpëtuar fitorja në minutat e fundit në raundin e 1/16 të Europa League përballë vendasve të Crvena Zvedza, me të cilët barazuan me rezultatin 2-2.

Ndonëse me lëvizje të shumta në formacion, duke i lënë lojtarëve të çlodhen përpara derbit me Interin, kuqezinjtë e kontrolluan lojën për pothuajse 90 minuta.

Por kur u mendua se mbaroi gjithçka, vjen dhe goli i barazimit për vendasit në minutën e 93 të takimit. Djemve të Piolit mbeten të favorizuar në ndeshjen e kthimit dhe iu duhet vetëm të ruajnë këtë rezultat.

Në ndeshjen tjetër Roma fitoi pastër 0-2 përballë Bragës me nga një gol në secilën pjesë me Dzeko dhe Marjoral. Ndërsa Manchester United u imponua 4-O ndaj vendasve të Real Sociedad. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos