Presidenti Ilir Meta publikoi një foto me macen e tij Sasha, për të paralajmëruar mbylljen e fundjavës dhe nisjen e një jave të re për të, që pritet të jetë më e qetë se e kaluara, ku përfundoi edhe përballja e tij me socialistët në Gjykatën Kushtetuese. Tashmë pritet vetëm vendimi, të cilin Meta gjithsesi e sheh si të parëndësishëm.
Presidenti e nisi të dielën me një foto në natyrë, duke mes mimozave në prag të Shën Valentinit. Më pas “rekrutoi” një tifoz të ri për Celtic, skuadrën e tij të zemrës, dhe e bëri pikërisht në Shkodrën e Rudi Vatës, ish-lojtarit të kombëtares shqiptare që ka luajtur për klubin skocez.
Gjatë ditës, Meta u mor edhe me hallet e bujqësisë, duke bërë thirrje për një veprim mbarëkombëtar për të mbështetur këtë sektor kaq të rëndësishëm për vendin, si dhe uroi homologun gjerman, Frank-Valter Steinmeier për mandatin e dytë në krye të ekonomisë më të fuqishme të Bashkimit Europian.
Mbrëmja i ishte rezervuar Sashës, maces së tij të dashur, me të cilën përshëndeti edhe Presidentin amerikan Joe Biden, kur ky i fundit prezantoi macen e tij në Shtëpinë e Bardhë. (A2 Televizion)