
Fermerët në Devoll kanë zhvilluar një protestë këtë të diel duke fikur makinat bujqësore pranë drejtorisë së bujqësisë. Ata kanë dalë në protestë për shkak të rritjes së çmimit të naftës dhe plehrave kimike.
Çmimi i naftës ditët e fundit në Korçë ka arritur në 198 lekë të reja, ndërkohë sipas fermerëve, disa lloje të plehrave kimike të cilat janë të domosdoshme për ta janë dyfishuar në çmim. (A2 Televizion)