
Ndryshe nga më herët kur procesi është hapur pak para sezonit turistik, këtë vit ka nisur ndarja e hapësirave të plazhit që shfrytëzohet nga privati.
Prej datës 28 janar, subjektet mund të aplikojnë në platformën qeveritare E-Albania për marrjen e lejes për shfrytëzimin rreth 1360 stacioneve në vijën bregdetare të vendit.
Ndarja do të bëhet në bazë të një hierarkie. Një kusht detyrues për marrjen e lejes nga subjektet do të jetë pasja e rojeve të plazhit, boshllëk ky që është shoqëruar me humbje jete gjatë verës.
Mbetjet në hapësirat bregdetare vijojnë të mbeten një problem që po dëmton seriozisht turizmin në vend. Sezoni turistik i këtij viti pritet të zhvillohet pa masa të ashpra të diktuara nga pandemia, duke rritur pritshmëritë për t’u rikthyer në nivelet e para pandemisë. (A2 Televizion)