All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Minishengeni, Kryemadhi: Sjellja e Ramës ndaj Kosovës, qartësisht antishqiptare

Nga A2 CNN
4 Janar 2020, 12:25 | Politikë
Minishengeni, Kryemadhi: Sjellja e Ramës ndaj Kosovës, qartësisht
All - Paragraf - 1

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi u shpreh se sjellja e Edi Ramës ndaj Kosovës “është qartësisht antishqiptare”.

“Nuk mund të quhet ndryshe një politikë paternaliste ndaj Kosovës kur ky shtet i ri po forcon reputacionin e tij ndërkombëtar, nuk mund të quhet ndryshe promovimi i shkëmbimit të territoreve midis Kosovës dhe Serbisë, që copëton jo vetëm Kosovën, por i vë zjarrin gjithë rajonit apo fishekzjarret e tij demagogjike për Shqipërinë e Madhe, kur Kosova është në kulmin e përpjekjeve të saj për anëtarësim në organizata rajonale e ndërkombëtare si dhe për njohje të reja”, theksoi Kryemadhi.

All - Paragraf - 3

“Nuk mund të quhet veçse antishqiptare një politikë presioni ndaj Kosovës për çështje të rëndësishme të marrëdhënies së saj me Serbinë, si ajo e taksës; nuk mund të quhet ndryshe angazhimi në nisma rajonale, jotransparente, pa qëllime e objektiva të qarta, si e ashtuquajtura Minishengen, duke përjashtuar dhe tradhëtuar Kosovën jashtë, e duke fyer publikisht udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës”, shtoi Kryemadhi. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos