
Ministri britanik i forcave të armatosura James Heappey thotë se ka shumë mundësi, që një sulm terrosit në aeroportin e Kabulit të ndodhë brenda disa orëve.
Sipas tij ka raporte të besueshme për një kërcënim të rëndë në kryeqytin e afganistanit. Zyra për punët e jashtme udhëzoi të gjithë qytetarët mbrëmjen e së merkures, të zhvendosen drejt një zone të sigurtë në pritje të udhëzimeve të reja.
“Nuk mund të ndaj me ju detajet e sakta lidhur me kërcënimin por mund tiu them se gjatë javës, besueshmëria e informacioneve ka arritur në një fazë kur ne besojmë se ka rrezik urgjent, për një sulm vdekjeprurës brenda Kabulit. Për këtë arsye ne u detyruam të ndryshojmë udhëzimet për lëvizjen e qytetarëve duke i këshilluar të mos vijnë në aeroport, ose të largohen nga zona duke gjetur një vend më të sigurtë.”
Po ashtu Shtetet e Bashkuara këshilluan amerikanët të mos udhëtojnë apo të mos grumbullohen në aeroport për shkak të kërcënimeve të sigurisë pranë hyrjeve.
Edhe Australia lëshoi një paralajmërim të ngjashëm, duke u këkruar personave jashtë aeroportit të largohen menjëherë. (A2 Televizion)