Vizita në SHBA, Ulsi Manja pritet në takim nga sekretari i shtetit Antony Blinken

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2022, 18:32 | Politikë
Vizita në SHBA, Ulsi Manja pritet në takim nga sekretari i shtetit

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja pati këtë javë një seri takimesh institucionale në Uashington me zyrtarë të lartë të administratës amerikane. Takimi i fundit, por edhe më i rëndësishëm, ishte ai i sotëm me Sekretarin e Shtetit Antony Blinken.

“Pata kënaqësinë e veçantë të takoj Sekretarin e Shtetit Antony Blinken dhe bashkëshorten e tij, Znj. Evan Ryan. Në këtë takim i shpreha sekretarit Blinken mirënjohjen më të thellë për mbështetjen e jashtëzakonshme të Shteteve të Bashkuara në vendosjen dhe konsolidimin e themeleve të shtetit të së drejtës dhe jetëzimit të reformës në drejtësi në Shqipëri”, shkruan Manja në profilin e tij zyrtar në Facebook.

Gjatë vizitës njëjavore, Manja pati mundësi të takohej ndër të tjerët me Ndihmës Sekretaren e Shtetit për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë Karen Donfried, Ndihmës Sekretarin e Shtetit për Byronë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit Todd D. Robinson, si dhe administratoren e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Bashkëpunim Ndërkombëtar (USAID), Samantha Power. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos