Ministria e Financave: Nuk ka bllokim për Shkodrën, janë ekzekutuar të gjitha pagesat

Nga A2 CNN
21 Gusht 2019, 12:00 | Ekonomi
Ministria e Financave: Nuk ka bllokim për Shkodrën, janë

Ministria e Financave dhe Ekonomisë reagon zyrtarisht mbi akuzat e djeshme të opozitës për bllokimin e fondeve të Bashkisë Shkodër.

Sipas ministrisë, “janë ekzekutuar të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore”, duke mohuar çdo problematikë në këtë pjesë.

https://a2news.com/2019/08/20/akuzon-se-po-bllokohen-fondet-e-bashkise-shkoder-spahia-provokim-rama-nuk-priti-as-24-ore/

Deklarata e plotë

Lidhur me situatën e krijuar në Bashkinë Shkodër, ju bëjmë me dije, se strukturat e Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, i kanë ndjekur nga afër këto procedura në përputhje më legjislacionin në fuqi.

Për sa i përket kësaj situate, Ministria e Financave dhe Ekonomisë sqaron se:

Ditën e djeshme janë ekzekutuar nga Dega e Thesarit, Shkodër,  të gjitha pagesat dhe urdhërpagesat e depozituara nga Bashkia Shkodër brenda orarit zyrtar dhe sipas gjithë procedurave ligjore.

Për këtë Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoria e Përgjithshme e Thesarit dhe Dega  e Thesarit, Shkodër,  ka gjithë dokumentacionin e nevojshëm  për sa më sipër.   

Kështu që bazuar mbi të gjitha  këto arsyetime që paraqitëm më lart,  Ministria e Financave  dhe Ekonomisë ju bën me dije, se ky dikaster  ESHTE NE FUNKSION TE ZBATIMIT TE LIGJIT për të gjithë  qytetarët njësoj pa dallime. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos