
Ministria e Jashtme e Kosovës reagon ashpër me një deklaratë zyrtare ndaj Akademisë Suedeze të Shkencave për çmimin Nobel në Letërsi. Prishtina kërkon rishqyrtimin e vlerësimit të shkrimtarit austriak, Peter Handke, pasi ky i fundit ka mbështetur të akuzuarin për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, ish-Presidentin serb Sllobodan Millosheviç.
Ministria e jashtme thekson se populli i Kosovës ndihet i fyer që çmimin Nobel për Letërsinë e fitoi njeriu që dikur i uronte ferrin. Ndër të tjera qeveria e Prishtinës i bën thirrje edhe akademive shkencore të shteteve të tjera dhe organizatave që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut që të kundërshtojnë nderimin e Handke-s me çmimin Nobel. (A2 Televizion)