
Ministria e Shëndetësisë ka saktësuar lajmin e qarkulluar në media se një grua 62-vjeçare kishte ndërruar jetë në spitalin infektiv për shkak të koronavirusit, duke u shndërruar në viktimën e 25-të.
Sipas Ministrisë, viktima vuante nga një sëmundje të rëndë kronike, pankreatiti nekrotizant, si dhe nga kanceri dhe astma bronkiale.
Gruaja u transferua nga spitali i Shkodrës në gjendje të rëndë, dhe rezultoi bartëse e COVID-19, por asimptomatike. Sipas shërbimit infektiv, ajo nuk ka vdekur nga koronavirusi, por nga sëmundjet e saj të mëparshme. (A2 Televizion)