Ekipi i OBSH që do të hetojë origjinën e virusit del nga karantina dhe zbret në terren

Nga A2 CNN
28 Janar 2021, 12:26 | Bota
Ekipi i OBSH që do të hetojë origjinën e virusit del nga

Ekipi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë që do të hetojë rreth origjinës së pandemisë së koronavirusit përfundoi karantinën në hotelin e Wuhan për të nisur punën në terren, 2 javë pasi mbërriti në qytetin kinez ku virusi u shfaq për herë të parë në fundin e vitit 2019.

Misioni është shoqëruar nga vonesat dhe shqetësimi mbi aksesin dhe grindjet midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, të cilat e kanë akuzuar Kinën për fshehjen e shkallës së shpërthimit të virusit dhe kritikuar kushtet e vizitës, nën të cilën ekspertët kinezë kryen fazën e parë të kërkimit .

Ekipi i ekspertëve doli nga hoteli në orët e para të mëngjesit dhe nuk bënë asnjë deklaratë për gazetarët. Ata u shoqëruan nën masa shumë të forta sigurie në një autobus të përshtatur me masa mbrojtëse, për t’u transferuar në një tjetër hotel.

OBSH nuk ka dhënë detaje të itinerarit të misionit, megjithëse udhëheqësi i ekipit Peter Ben Embarek tha në nëntor se grupi ka të shumë mundësi të shkojë në tregun e ushqimeve detare, ku u gjurmua grupi i parë i njohur i rasteve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos