
Ministrja Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, u shpreh në A2 Business se kriza ekonomike nuk do të prekë vetëm çmimet e konsumit, por edhe të prodhimit. Ajo paralajmëroi se tani do të preket edhe sektori i ndërtimit pas rritjes së çmimit të hekurit dhe të çimentos.
“Ne po analizojmë çdo sektorë dhe ndikimet që ka kriza. Nuk janë vetëm çmimet e konsumit që ndikohen, por janë edhe ato të prodhimit. Do të preket sektori i ndërtimit. Që sot kemi një rritje të lartë të çmimit të hekurit, kemi një rritje të lartë të çimentos. Kostot e ndërtimit janë të rritura që sot. Por do të preken të gjithë sektorët e tjerë. Jemi në një situatë pasigurie.
Ne kemi një përqindje të madhe të bizneseve që operojnë me kërkesë të huaj dhe do të ndikohen nëse partnerët tanë do të ulin kërkesat e tyre. Ne po analizojmë çdo sektor dhe po ndërtojmë skenarët për çdo sektor”, tha Ibrahimaj. (A2 Televizion)