“Nëse lufta përfundon, kriza do të vazhdojë”, ministrja Ibrahimaj: Situata shumë më e rëndë se ajo e pandemisë

Nga A2 CNN
16 Mars 2022, 21:36 | Ekonomi
“Nëse lufta përfundon, kriza do të vazhdojë”,

“Po hartojmë dy skenarë, një më pak pesimist dhe një më shumë pesimist, se çfarë do të ndodhë pas 3 muajve. E ardhmja nuk dihet dhe për këtë sfidoj çdo specialist”.

Kështu u shpreh në A2 Business ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, teksa foli për krizën ekonomike të shkaktuar nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.

Teksa foli për të ardhmen ekonomike, Ibrahimaj u shpreh se kjo krizë është shumë më e rëndë ajo gjatë pandemisë. “Edhe nëse lufta përfundon sot, pasojat e saj do të vazhdojnë gjatë. Kjo është një krizë ekonomike shumë më e rëndë edhe se pandemia”.

Më tej, në këtë situatë, ministrja u shpreh se FMN rekomandon që duhet pasur fokusi te shtresat dhe kategoritë në nevojë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos