
Në mbledhjen e kësaj të marte, në Komisionin për Edukim, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, ka bërë të ditur se është rënë dakord me rektorët për uljen e tarifave të studentëve.
“Nga Konferenca e Rektorëve mbajtur para nisjes së vitit të ri arsimor, është kërkuar reduktimi i tarifave për studentët. Ne kemi reflektuar, kemi biseduar me rektorët dhe kemi rënë dakord që t’i ulim tarifat.
Së shpejti do të kemi publike edhe një V.K.M, pasi është në proces diskutimi në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Drejtësisë”, u shpreh ministrja Kushi. (A2 Televizion)