Prodhimi i fermerëve nën ujë, mosshpallja e gjendjes së jashtëzakonshme i mohon kompensimin e dëmeve

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 20:07 | Aktualitet
Prodhimi i fermerëve nën ujë, mosshpallja e gjendjes së

Fermerët e të paktën katër fshatrave në bashki të ndryshme janë prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e ditëve të fundit. Sipas kreut të sindikatës, dëmet janë të konsiderueshme, teksa ngre shqetësimin se qeveria nuk ka kompensuar ndër vite asnjë fermer për shkak të mos shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme nga fatkeqësitë natyrore.

Disa ishin përgatitur për të vjelë prodhimet e deritanishme e disa kishin përgatitur tokën për të mbjellat e dimrit. Shirat e ditëve të fundit kanë vërshuar në serat e fermerëve, si pasojë e daljes së lumenjve nga shtrati. Fajtor bëjnë pushtetin vendor që nuk ka pastruar kanalet kullues. Sezoni i dimrit për ta është i mbyllur pasi toka bujqësore është nën ujë, teksa vinin nga një sezon vere po aq me probleme në çmimin e prodhimit dhe dështimin e farërave të mbjella.

“Ishim përgatitur për mbjellje pas dy ditësh, shih si është bërë këtu. Kam 6 dynymë tokë, nuk bëhet më për mbjellje, vetëm po hodhëm rasat peshku”.  

Deri tani, raportohen për të paktën 4 fshatra ku janë përmbytur tokat bujqësore.

Shumica e fermerëve nuk kanë sigurim për pronën pasi agjencitë vendase i refuzojnë për shkak se cilësohen prona me risk të madh. E në një kohë kur sigurimi nuk paguhet nga shteti, fermerët nuk përfitojnë as kompensim të dëmeve nga fatkeqësitë natyrore.

“Qeveria nuk shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pasi dëmshpërblimin e kanë lidhur vetëm kur bëhet shpallja. Në rajon procedohet ndryshe, për çdo dëm shkojnë agjencitë shtetërore, verifikojnë dëmin dhe japin kompensim, pa pasur nevojën për gjendje të jashtëzakonshme”. 

Vetëm për këtë vit, në Kosovë janë dhënë 3 milionë euro për mbi 3 mijë e 500 fermerë të dëmtuar nga fatkeqësitë natyrore, teksa Shqipëria nuk ka të dhëna periodike dhe të sakta të kompensimit ndaj dëmeve në bujqësi.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos