Vaksinimi dhe ekonomia, niveli i ulët i imunizimit rrezikon rimëkëmbjen e financave të vendit

Nga A2 CNN
13 Dhjetor 2021, 20:21 | Aktualitet
Vaksinimi dhe ekonomia, niveli i ulët i imunizimit rrezikon

Shqipëria ka një nivel të ulët të vaksinimit kundër Covid-19 dhe kjo mund të rrezikojë rimëkëmbjen ekonomike. Ekspertët vlerësojnë se rritja e mundshme e infektimeve dhe fataliteteve do të çonte në masa shtrënguese që rrjedhimisht do dëmtonin financat. 

Niveli i ulët i vaksinimit rrezikon rimëkëmbjen ekonomike. Aktualisht në vend kanë mundur të marrin të dy dozat e vaksinës kundër Covid-19, pak më shumë se 34 për qind e popullsisë, nivel ky sa gjysma e mesatares së Bashkimit Europian. Gjithashtu, Shqipëria ka shkallën më të ulët të imunizimit se çdo vend i Ballkanit Perëndimor, përjashtuar Bosnje-Hercegovinën.

Teksa e shohin me skepticizëm vijimin e rritjes dyshifrore të ekonomisë, studiues të financave vlerësojnë si të nevojshme nxitjen e vaksinimit.

Shkalla e ulët e mbulesës vaksinale vlerësohej në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar si një prej rreziqeve më të mëdha që i kanosej ekonomisë shqiptare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos