
“Një shkatërrim brutal të marrëveshjes së 5 qershorit”, kështu e konsideroi presidenti, Ilir Meta, miratimin në Kuvend të Kodit të ri Zgjedhor.
Kreu i shtetit shkruan se më 25 prill populli do të jetë në lartësinë për të rrëzuar murin kriminal të “Rilindjes”, që po pengon integrimin.
“Shkatërrimi brutal i Marrëveshjes së 5 Qershorit ishte vetëdemaskimi i “Rilindjes” si përfaqësuese e pakicës së pakicës apo thjesht oligarkisë dhe bandave.
Populli shqiptar do të jetë në lartësinë që e kërkon ky moment historik për rrëzimin e murit kriminal të “Rilindjes” që është vendosur nga dje në rrugën e integrimit europian.
Ky mur do shembet nga tre milionë shqiptarë në 25 prill, por edhe më parë nëse është e domosdoshme”, shkruan presidenti në Facebook. (A2 Televizion)