
Mazhoranca miratoi ndryshimet në ligjin për Gjykatën Kushtetuese.
Me 86 vota pro, përfshirë edhe disa të opozitës, u vendos që betimin, anëtarët e Gjykatës Kushtetuese mund ta bëjnë dhe me shkrim. Skenar ky që aplikohet kur Presidenti refuzon t’i betojë si në rastin e Arta Vorpsit.
Deputetët votuan dhe për ndryshimet në ligjin për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, duke rritur kompetencat e ILD për të penalizuar magjistratët problematikë.
Në seancë pati dhe përplasje mes deputetit Ralf Gjoni dhe kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, çka solli edhe përjashtimin nga seanca plenare e deputetit të dalë nga listat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. (A2 Televizion)