“Mirë se vini në një botë ku gazi do të kushtojë 2000 euro”. Rusia reagon pas vendimit të Gjermanisë për të pezulluar certifikimin e gazsjellësit

Nga A2 CNN
22 Shkurt 2022, 16:26 | Bota
“Mirë se vini në një botë ku gazi do të

Ish-presidenti dhe ish-kryeminsitri i Rusisë, Dimitry Medvedev ka reaguar pas vendimit të Gjermanisë për të pezulluar certifikimin e gazsjellësit “Nord Stream 2”, duke paralajmëruar për rritje të mëdha të çmimeve të gazit natyror në Europë.

“Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka dhënë urdhër që të ndërpritet procesi i certifikimit të “Nord Stream 2”. Mirë se vini në një botë të re e të guximshme, ku europianët shumë shpejt do të duhet të paguajnë 2000 euro për 1000 metra kub gaz natyror!”, tha Medvedev në një postim në Twitter.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, tha se qeveria e tij po e merrte një masë të tillë në kundërpërgjigje të veprimeve ruse ne Ukrainë. “Ky është një hap i nevojshëm administrativ, që do të pamundësojë funksionimin e Nord Stream 2”, tha kancelari.

https://a2news.com/2022/02/22/gjermania-i-jep-goditjen-e-pare-rusise-pasi-futi-tanket-ne-ukraine/

Ndërtimi i gazsjellësit ka përfunduar, por projekti kërkonte certifikimin nga autoritetet gjermane pare se të niste furnizimi me gaz. “Nord Stream 2” ka qenë burim përplasjesh me Uashingtonin, i cili kundërshtonte rritjen e varësisë europiane nga gazi rus. Por deri më tani, Gjermania kishte refuzuar të përdorte kartën e gazsjellësit për t’i bërë presion Moskës, pasi gati gjysma e nevojave të saj energjetike plotësohen pikërisht nga Rusia. Udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelensky, bëri thirrje për pezullimin e menjëhershëm të projektit pas vendimit të presidentit rus për të njohur pavarësinë e Donbas. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos