
Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar vetë ajo përmes postimeve në rrjetet sociale ku shprehet se po provon efektet negative të virusit dhe njofton se nuk mund të lëvizë për takimet e parashikuara në qarkun e Gjirokastrës, por do të vijojë kontaktet përmes telefonit dhe rrjeteve sociale.
“Me radhë është kjo punë... Radha ime sot të provoj efektet negative të statusit “pozitiv. Për aq kohë sa duhet nuk do të lëviz dot për të vijuar takimet e parashikuara në Qarkun e Gjirokastrës. Por do të vijojmë kontaktet si çdo ditë përmes telefonit dhe rrjeteve sociale”, shkruan ish-ministrja në rrjete sociale.
(A2 Televizion)