Mision i përmbushur për Romën, Lukaku thotë po

Nga A2 CNN
28 Gusht 2023, 22:07 | Futboll
Mision i përmbushur për Romën, Lukaku thotë po

Mourinho më në fund merr frymë lirishëm. Teksa merkatos së verës po i vjen fundi, Friedkin e Tiago Pinto me mision në Londër kanë arritur marrëveshjen me Chelsea për të marrë shërbimet e belgut Lukaku.

Sipas mediave italiane, anglezëve do t’iu shkojnë 5 milionë euro, plus bonuset për huazimin. Për sulmuesin është gati një pagë prej 7.5 milionë eurosh.

Big Rom pritet të mbërrijë në Romë të martën pasdite, me një udhëtim me avionin privat që drejtohet vetë nga presidenti Dan Friedkin. Më pas do të kryen vizitat mjekësore dhe nënshkrimi i kontratës.

Belgu, me shumë mundësi nuk do të jetë në fushë të premten kundër Milanit, pasi ka më shumë se një muaj që nuk stërvitet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos