Balliu, rikthimi i bujshëm në Kombëtare: Dy ndeshje të vështira, t’i fitojmë

Nga A2 CNN
28 Gusht 2023, 21:03 | Futboll
Balliu, rikthimi i bujshëm në Kombëtare: Dy ndeshje të

Shqipërinë e presin dy ndeshje vendimtare më 7 dhe 10 shtator, ndaj Çekisë në transfertë dhe tri ditë më vonë në “Air Albania” ndaj Polonisë. Sylvinho pritet të shpallë listën dhe interesi i tifozëve është i jashtëzakonshëm për të mësuar emrat që do të jenë pjesë e grupit të kuqezinjve.

Ndërsa për Armando Brojën mundësinë thuajse janë zero të bëhet pjesë e Shqipërisë për këto dy takime, një rikthim tejet i rëndësishëm do të jetë ai i mbrojtësit Ivan Balliu.

Në një intervistë të dhënë para ndeshjes ndaj Atletico Madrid në La Liga, mbrojtësi shqiptar ka folur edhe për dy ndeshjet e shtatorit të Kombëtares. Ai është shprehur se këto dy takime janë tejet të rëndësishme dhe për këtë arsye lojtarët duhet të bëjnë më të mirën në fushën e lojës që të marrin maksimumin e pikëve.

“Kemi objektiv pjesëmarrjen në Europian, shpresoj t’ia dalim. Na presin dy ndeshje të rëndësishme tani në shtator, na duhet të fitojmë”, ka thënë Balliu. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos