
Një 20 vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Korçë në orët e para të mëngjesit të së premtes, ku paraprakisht mendohet për një atak kardiak.
Nga burimet në polici, paraprakisht bëhet me dije, se Mateo Llabani, është ndjerë keq në një lokal në Bilisht dhe për shkak të gjendjes së rënduar u transportua me ambulancë drejt spitalit të Korçës për mjekim të specializuar, por nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Llabani ka ndërruar jetë në reanimacionin e spitalit, ndërsa do t’i bëhet autopsia, për të vërtetuar shkaqet e vdekjes.
Shenja në trup nga kqyrja paraprake nuk ka. Nga ana tjetër policia po merr në pyetje dëshmitarë, si edhe familjarë të të ndjerit. (A2 Televizion)