Plagosje në Durrës, arrestohet autori

Nga A2 CNN
29 Qershor 2023, 20:49 | Kronikë
Plagosje në Durrës, arrestohet autori

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e sotme në Durrës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Fllakës.

I plagosuri me biçak është 31-vjeçari me inicialet B.M., i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

Policia ka arrestuar autorin e plagosjes, shtetasin me iniciale I.V.

Informacioni i Policisë së Durrësit:

Rreth orës 19:50, në urgjencën e spitalit rajonal të Durrësit, ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore, shtetasi B. M., 31 vjeç, banues në fshatin Bisht Kamëz, Durrës, pasi dyshohet se është dëmtuar lehtë, me mjet prerës (biçak), nga shtetasi I. V., gjatë një konflikti për motive të dobëta, ndërmjet këtyre dy shtetasve.

31-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën, kapet në kohë rekord autori.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos