Misteri i policëve të vetëvrarë, tre në 10 ditë në Nju Jork

Nga A2 CNN
15 Qershor 2019, 09:13 | Bota

Nuk dihen ende shkaqet, dhe akoma më shumë nuk dihet lidhja mes tyre, por një gjë është e qartë: Policia e Nju Jorkut po fillon të shqetësohet seriozisht.

Kjo, sepse me vetëvrasjen e një oficeri policie 29 vjeçar të premten, bëhen 3 policët që kanë kryer të njëjtin akt dramatik vetëm 10 ditët e fundit.

Sipas autoriteteve, nuk rezulton që agjentët të kishin marrëdhënie pune mes tyre, as njohuri direkte, dhe vetëvrasjet janë kryer në zona të ndryshme të qytetit, gjithmonë me armën e shërbimit.

Vendngjarja e njërës prej vetvrasjeve

Sipas shefit të Policisë lokale, James O’Neill, “kemi të bëjmë me një krizë të shëndetit mendor. Kjo nuk mund të vazhdojë kështu. Policët kalojnë pjesën më të madhe të ditëve duke ndihmuar të tjerët, por përpara duhet të ndihmojnë veten e tyre. Të kërkosh ndihmë nuk është shenjë dobësie, por të një force të madhe”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos