All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Misteri vazhdon! Gjendet monoliti i tretë në Britani

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2020, 20:45 | Bota
All - Paragraf - 1

Çështja e objekteve misterioze që po shfaqen në vende të ndryshme të botës vijon të marrë përmasa të tjera, ku një tjetër monolit është zbuluar së fundmi në Britaninë e Madhe.

Monumenti i radhës, i gjatë 2.5 metra është gjetur nga banorët në zonën e Dartmor, në majë të një kodre në parkun kombëtar të Devon.

All - Paragraf - 3

Ky është objekti i tretë misterioz që gjendet në Mbretërinë e Bashkuar pas atyre në ishullin e Ëight dhe në Glastonbury.

Gjatë ditës së sotme monumente të ngjashme janë shfaqur në kryeqytetin e Ukrainës dhe në Poloni. Gjithashtu një objekt metalik është zbuluar dhe në Adelaide të Australisë. (A2 Televizion)


All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos