Shtohen rastet, leopardi infektohet me koronavirus

Nga A2 CNN
11 Dhjetor 2020, 20:22 | Bota
Shtohen rastet, leopardi infektohet me koronavirus

Një leopard dëbore rezultoi pozitiv për koronavirus në një kopsht zoologjik në Kentucky.

Po ashtu dhe dy leopardë të tjerë gjithashtu treguan simptoma të lehta, tha kopshti zoologjik, megjithëse rezultatet e testit të tyre janë ende në pritje.

Mendohet se leopardi mund të jetë infektuar nga një anëtar asimptomatik i stafit "megjithë masat e marra nga kopshti zoologjik", tha Shërbimi i Inspektimit të Kafshëve dhe Bimëve.

Leopardi i borës është një nga disa kafshë që infektohen me koronavirus pas kontaktit të ngushtë me njerëzit.

Rasti i parë i njohur ishte një tigër malajas në kopshtin zoologjik Bronx, i cili doli pozitiv për koronavirus pasi tregoi vështirësi në frymëmarrje. Pas tij katër tigra dhe tre luanë të të njëjtit kopësht u infektuan, ndërsa vetëm disa ditë më parë edhe katër luanë në Kopshtin Zoologjik të Barcelonës në Spanjë kanë rezultuar pozitiv për koronavirus.

Veterinerët sqarojnë se rreziku i infektimit midis kafshëve të kopshtit zoologjik dhe vizitorëve, ndërkohë, është i ulët për shkak të mungesës së afërsisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos