Zjarr në një qendër emigrantësh në Meksikë, 39 viktima

Nga A2 CNN
28 Mars 2023, 13:28 | Bota
Zjarr në një qendër emigrantësh në Meksikë, 39

Të paktën 39 persona kanë humbur jetën dhe 29 të tjerë kanë mbetur të lënduar pas një zjarri që ra në një qendër emigrantësh në qendër të qytetit meksikan të Ciudad Juárez, në afëri të kufirit me SHBA-në.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë një numër trupash të mbuluar me batanije jashtë ndërtesës përgjatë kufirit amerikan nga El Paso, Teksas.

Ambulanca, zjarrfikës dhe furgonë nga një morg mund të shiheshin në vendin e ngjarjes po ashtu.

Numri i të vdekurve dhe të plagosurve u dha nga një zyrtar i Institutit Kombëtar të Emigracionit të Meksikës, i cili drejton objektin. Shkaku i zjarrit nuk dihet ende ndërsa në këtë qendër ishin strehuar 68 burra të rritur nga Amerika Qendrore dhe Jugore.

Ciudad Juárez është një pikë kalimi e përdorur shpesh nga emigrantët që hyjnë në SHBA. Qendrat e saj strehojnë emigrantë që presin mundësinë për të kaluar ose që kanë kërkuar azil në SHBA.

Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Meksikës ka nisur një hetim për ngjarjen. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos